ISSETI © copyright 2008
Web Designed by Andi Turdiu
ISSETI ofron kurse kompjuteri, kurse gjuhësh të huaja si dhe kurse të matures shteterore. Për momentin
ISSETI ka një qendër trajnimi dhe testimi të Teknologjisë së Informacionit, një qendër të trajnimit dhe
testimit të gjuhëve të huaja si dhe një qendër mikse për trajnimi të të gjitha llojeve. Për më shumë
informacion lutem vizitoni rubriken "Trajnime".
ISSETI në këto pesë vjet eksperiencë ka bashkëpunuar me disa kompani private dhe institucione në
Shqipëri dhe Europë. Rrjeti që ISSETI disponon në këto momente mbulon gjithë Shqipërinë duke
planifikuar krijimin e dy qendrave të reja të testimit në dy qytete të Shqipërisë.Për më shumë informacion
lutem vizitoni rubriken "Partnerë".
ISSETI është përfshirë në disa projekte kombetare në fushën e Teknologjisë së Informacionit në Shqipëri
dhe tani është gjithashtu partner në një projekt Europian i titulluar "SEE INNOVATION -Facilitating
innovation for ICT SMEs in South Eastern Europe", projekt i cili do të influencojë marrëdhëniet e ICT
ndërmjet SME-ve të rajonit. Për më shumë informacion lutem vizitoni rubriken "Projekte dhe Studime".
Nëse ju jeni një person që dëshiron të bëhet një specialist informatike apo një përdorues i mirë. Nëse ju
jeni një person i cili dëshiron të mësojë gjuhë të huaja si Anglisht, Frengjisht, Italisht, Gjemanisht,
Greqisht, Spanjisht dhe Turqisht. Nëse ju jeni një ekonomist profesionist apo student ekonomie dhe
dëshironi të mësoni programet financiare kompjuterike ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni
ISSETI u krijua në Korrik 2003 nga një grup matematikanësh dhe informatikanësh shqiptarë nga Tirana
Aktiviteti i trajnimit filloi në Shtator 2003 duke kompletuar një tërësi shërbimesh në fushën e ICT-së.
Përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2003 ISSETI pati sukses të plotë në trajnimin e qytetarëve shqiptarë
në Teknologjinë e Informacionit ...më tepër informacion
Rreth nesh
Çfarë bëjmë ne
Kliko ketu...
English
Shqip
LCDS ( Informatika
,
To become professionals
ISSETI